Karnavali Koret 2020 – Dita e Fëmijëve (FOTO)

Tuz, Malësi (23.02.2020) – Karnavalet “KORET” 2020, dita e tretë, ishte ajo si zakonisht dita më e bukur e karnavaleve pasi është dita e karnavaleve për të vegjlit.

Tuzi ishte përplot i mbushur me fëmijë të shoqëruar nga më të afërmit e tyre. Ata vërtet lulëzuan Tuzin me ngjyra të ndryshme, kostume, buzëqeshje dhe shfaqjen e programit që çdo ekip kishte përgatitur.

Sivjet ishin pjesmarrese 12 ekipe për fëmijë, të cilët me tema nga më të ndryshmet sjellën para nesh program të larmishëm me përralla dhe ide nga bota dhe imagjinata fëmijërore.

Ekipet Pjesëmarrëse ishin:
Lulishtja “Nëna Tereze” nga Sukruqi, me temën “Komunikacioni”.

Kopshti “Gjina Verbica, me temën “Stinë e vitit”.

Ekipi nga Drumja me temën “Tom and Jerry”.

Ekipi i shkollës fillore “Mahmut Lekiq”, me temën “Baby shark”.

Ekipi i shkollës fillore “Bashkimi”, me temën “Hulumtojmë qiellin”.

Ekipi i Lekajve me temën “Qepim dhe këndojmë”.

Ekipi i Tuzit, me temën “Liqeni i mjellmes”.

Ekipi i Trieshit, me temën “Oxhakfshirësit”.

Ekipi i shkollës Vasa Paviq me temën “12 mace bardh dhe zi”.
Ekipi i KF “Malesia” , me temën “Sportistat”.

Ekipi i klubit të baletit “Tip toe”, me temën “Dardaleci”.

Si dhe ekipi Ministrantat dhe fëmija e mësimbesimit në qendren shpirtërore në Sukruq, me temën “Oaza”.

Albert Camaj