Kryeqyteti, Podgoricë, në Planin strategjik anashkalon kufizimin me Komunen e Tuzit, reagon Camaj

Kryeqyteti, Podgoricë, në Planin e vet strategjik për periudhën 2020-2025, lidhur me konstatimin mbi kufijtë, permend kufizimin me Republikën e Shqipërisë dhe komunën e Tivarit, por jo edhe me Komunen e Tuzit.

Lidhur me këtë konstatim, me një status në faqen e vet te Facebook-ut, reagoi lideri i Lidhjes Demokratike Shqiptare dhe drejtuesi i Forumit Shqiptar, z. Nikollë Camaj, i cili theksoi se zotërinjtë në fjalë nuk munden apo nuk duan ta kuptojnë se Tuzi është komunë në vete.

“Duke lexuar Planin startegjik të Kryeqytetit, Podgoricës, për periudhën 2020-2025, vemendje të posaçme më tërhoqi konstatimi mbi kufijtë, ku shkruan: „Nga ana lindore Kryeqyteti kufizohet me Republikën e Shqipërisë, nga jugu me Komunën e Tivarit…“, kurse si përçud, asku nuk kufizohet me Komunën e Tuzit. A thua zotërinjtë nuk mund/duan ta kuptojnë se Tuzi është komunë në vete, apo u ka ndaluar koha në periudhën para vitit 1915!?”, deklaroi Camaj.

Malesia.Org