Karnavali Koret 2020 – Nata Finale (FOTO)

Manifestimi tradicional, i 25-ti më radhë, “Karnevali-Koret”, pas një javë aktivitete, përfundoi sonte, me defilimin kryesor nëpër qender të Tuzit.
Një mori e madhe njerzish kishin përmbush anët e rrugës kryesore të Tuzit, për të percjellur programin e begatët e të larmishëm të këtij manifestimi me vlerë të madhe kulturore e turistike.
Këtë vit morën pjesë 9 ekipe:
1. Grupi nga Tivati me temën “Bellissima”.
2.Sukruqi me temën “Epoka e gurit”
3.Ekipi i Budves me temën “E mira gjithmonë e fiton të keqën ”.
4. Drumja me temën “Rojtarët e Koreve”.
5. Ekipi nga Herceg Novi me temën “Grupi i mazhoretkave Lili”.
 6. Trieshi me temën “Një piktore e re zhduket papritmas”.
7. Tuzi me temën “Vajza në botën e shpirtrave”.
 8.Herceg Novi me temë “Tupanxhit e Herceg Novit“.
9. Don Bosko me temën “Evulucioni”.
Në fund, organizatorët djegën shtrigën, e cila sivjet persifikonte të keqen më te re të njerëzimit, Corona Virusin. E gjykuan për të gjitha të këqiat e bëra, dhe në fund e djegen.
Albert Camaj