Shqipëria mbyll vendkalimin kufitar në Sukubinë

Shqipëria ka mbyllur vendkalimin kufitar Sukubinë – Muriqan në orën gjashtë të mëngjesit të sotëm, kështu tha Vesko Damjanoviq, ndihmës drejtor për sektorin e policisë kufitare të Malit të Zi në emision e mëngjesit për TV Vijesti, transmeton Ulqini Online.

Kalimi kufitar është i mbyllur për automjete, ndërsa këmbësorët lejohen të kalojnë.

Damjanoviq tha se kalimi do jetë i mbyllur për sëpaku 72 orë.

Dje, Serbia ka mbyllur vendkalimet kufitare me Pljevlja dhe Godovo afër Rozhajës.