Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Marjan Dema, ka pritur sot në Rektoratin e UP-së familjarë dhebashkëpunëtorë të profesorit të ndjerë, prof. dr. Basri Çapriqi. Në këtë takim, ai ndau mirënjohje për profesor Çapriqin, me motivacion “për kontribut të vazhdueshëm shkencor dhe përuniversitetin – Post mortem”.
Rektori Dema e vlerësoi lart kontributin e profesor Çapriqit, duke kujtuar bashkëpunimin e afërt që e kishte me profesorin nëkohën kur Çapriqi ishte kryesues i Këshillit Drejtues të UP-së.
“Profesor Çapriqi, me punën dhe me veprën e tij, la gjurmë tëpërjetshme në shoqërinë tonë. Emri i tij po kujtohet me respekt për kontributin e tij të çmuar që e ka dhënë siprofesor për dekada të tëra në Fakultetin e Filologjisë, sikryetar i Këshillit Drejtues të UP-së për dy mandate, por edhe sistudiues dhe si një poet i shkëlqyer”, theksoi Dema.
E nderuar me këtë mirënjohje u shpreh bashkëshortja e profesorÇapriqit, prof. asoc. dr. Sazana Çapriqi.
“Në emër të familjes, ju falënderoj të gjithë juve që jeni kujtuarpër këtë mirënjohje, e cila na bën si familje të ndihemi krenarë. Kjo mirënjohje, përveç që na nderon neve, e nderon edheinstitucionin, i cili dëshmon që nuk i harron ata që kanëkontribuar për të”, theksoi, mes tjerash, profesoresha Çapriqi.
Bashkëpunimin me profesor Çapriqin e kujtoi edhe shefi iDepartamentit të Gazetarisë në UP, prof. asoc. dr. MilazimKrasniqi. Ai e cilësoi profesorin e ndjerë si person tëpaimponueshëm në rrethin ku ka vepruar, por tha që vlerat e tijjanë imponuar vetvetiu.
“Ai është karakterizuar me prezantim intelektual dhe njerëzor, që do të cilësohen si vlera të tij të përhershme”, tha Krasniqi.
Prof. dr. Basri Çapriqi, pas një sëmundjeje të rëndë, ka ndërruarjetë në moshën 58-vjeçare, në janar të vitit 2018. Çapriqi ishteprofesor në Fakultetin e Filologjisë të UP-së për dekada me radhë, ku ligjëroi lëndët: Stilistikë, Semiologji dhe Poezibashkëkohore. Ai ishte kryetar i Këshillit Drejtues të UP-së përdy mandate.