Mali i Zi konfirmon dy rastet e para me koronavirus, njëra në Ulqin, tjetra në Podgoricë

Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik të Malit të Zi konfirmuan sot dy rastet e para të infeksionit me koronavirus në Mal të Zi. Dy pacientet e infektuara janë femra – të lindura në vitin 1948 dhe 1973, dhe të dyja kanë jetuar në zona të prekura nga epidemia gjatë periudhës së kaluar”, deklaroi Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq.

Sipas drejtori të Institutit të Shëndetit publik Boban Mugoshes, njëra grua ishte nën mbikëqyrje ndërsa tjetra jo, dhe aktualisht të dyja janë në izolim shtëpie. Njëra është nga Ulqini dhe tjetra është nga Podgorica.

“Njëra erdhi nga Amerika 12 ditë më parë dhe nuk ishte nën mbikëqyrje ndërsa tjetra erdhi nga Spanja dhe ishte nën mbikëqyrje”, theksoi Mugosha.