Bëhet dezinfektimi i rrugëve, trotoareve dhe parkingjeve të komunës së Tuzit

Sot më 21 mars 2020, Komuna e Tuzit, në bashkëpunim me komunën e Ulqinit, dhe me vullnetin e tyre të mirë, bënë dezinfektimin e pjesëve më të ndieshme të komunës së Tuzit.

Përpos qendrës së Tuzit, u bë edhe dezinfektimi i pikave ku qytetarët e Malësisë shkojnë për t’u furnizuar.
“Mjaftoi vetem nje thirrje telefonike dhe zjarrëfiksat e Ulqinit te jenë këtu, për çka u jemi mirënjohës kryetarit z. Loro Nrekiqit dhe komandantit te zjarrfiksavë, z. Saubih Mehmeti. Ata punuan deri vonë mbrëmë, për të kryer obligimet ndaj qyretarëve të vet, për tu liruar që sot të jenë në sherbimin tonë, deklaroi për portalin Malesia.Org, drejtori i SHPK “Komunale”-Tuz, Nikollë Camaj.

Malesia.Org