Kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, deklaroi se komuna e Tuzit në koordinim me Kryqin e kuq të Malit të Zi, do t’iu ofrojë ndihmë atyre që kanë nevojë më së tepërmi.
Lexoni postimin e plotë të Gjeloshaj
“Qytetarë të nderuar,
Ju njoftojmë se Komuna e Tuzit në koordinim me Kryqin e kuq të Malit të Zi, është duke bërë përpjekje t’iu ofrojë ndihmë atyre të cilëve kjo iu nevojitet më së tepërmi.
Lidhur me këtë, i lusim qytetarët, ata të cilëve iu nevojitet ndihma që t’i drejtohen Ekipit komunal në nr. 020/875-167, ashtuqë mos të ndodh që pjesa më vulnerable e popullatës të mbesë e pakujdesuar me nevojat elementare.
Nuk ka vend për panik, jemi këtu që t’u ndihmojmë më të rrezikuarve!
Le të mbisundojë arsyeja, të kujdesemi për njëri tjetrin!
#qëndronështëpi
NGJ”, deklaroi Gjeloshaj.
Malesia.Org