Pastrohen hapësirat publike në komunën e Tuzit

Sot më 23. 02. 2020, Komuna e Tuzit, gjegjësisht SHPK “Komunale”, morën një akcion për pastrimin e gjithanshëm të hapesirave publike, të shkaktuara nga mbeturinat e hellura vend e pa vend.

Siç shprehet për portalin Malesia.Org, drejtori i SHPK “Komunale”, Tuz, Nikollë Camaj, lidhur me këtë kanë angazhuar edhe një kompani private, pasi që ndërmarrja e Podgoricës, përgjegjëse për pastrimin e hapesirave, nuk arrijti, apo nuk deshti, të mirëmbajë ambientet tona publike, çka edhe shkaktoi krijimin e deponive të egra.
Nga SHPK “Komunale”, apelojnë te qytetaret të kenë kujdes ndaj këtyre dukurive në mënyrë që të kemi ambient sa më të pastert. Po ashtu Komunalja ka ftuar për bashkepunim edhe policinë komunale, e cila, në të ardhmen do te marrë masat adekuate ligjore, për te ruajtur hapēsirat publike, nga ndotja.

Malesia.Org