Të dhënat zyrtare kanë konfirmuar se në Malësi janë 15 persona të infektuar me Koronavirus.
Jozyrtarisht kemi mësuar se në territorin e Malësisë ka dyshime të përhapjes së Koronavirusit.
Nga Qeveria e Malit të Zi kanë apeluar që qytetarët e Malësisë urgjentisht të mbyllën në shtëpitë e vet.
Kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, permes emisionit urgjent në Tv Boin, lajmeron qytetaret e Malësise se situata në Malësi ka eskaluar.
Gjeloshaj pohon se pas rekomandimeve te Qeverisë së MZ, duhet të qendrojnë në shtëpi, ndersa ç’do ndihmë që të kenë nevojë të lajmerohen në telefon dhe do ti sjellin në shtëpi nga organet kompetente.
Kjo situatë duhet të merret me seriozitet të plotë. Qëndroni në shtëpi, asnjë levizje jashtë! Mbroni vetën, mbroni familjet dhe njerëzit përreth jush nga përhapja e virusit!
/MALESIA.ORG/