Nënkryetari i komunës së Tuzit, Ivan Ivanaj, apeloi te qytetarët e Malësisë, të qendrojnë në shtëpi.
Të dashur qytetarë,
Virusi Korona nuk e ka anashkaluar as Malësinë tonë, madje testimet e sotme treguan se 15 bashkëqytetar tonë janë të infektuar me këtë virus.
Është koha që të tregohemi të disiplinuar dhe të kujdesshëm, t’i respektojm keshillat e mjekëve dhe kështu ta ruajm veten dhe të tjerët.
‼️Ju lutem rrini ne shtëpiat tuaja!‼️
Malësia ka mbijetuar luftëra, smunje dhe fatkeqësi të ndryshme gjatë historisë se saj, e jam i bindur se edhe kësaj herë do t’ ia dalim!
#RriNëShtepi
#RuajVetenDheTeTjeret