Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar pro mocionit për rrëzimin e Qeverisë Kurti.
Kjo seancë u mbajt pa praninë e mediave si pasojë e situatës me koronavirus në Kosovë.
Mocioni ishte iniciuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës që për rreth dy muaj bashkëqeverisi me Lëvizjen Vetëvendosje.
Shkarkimi i Ministrit të Brendshëm dhe Administratës Publike, Agim Veliu u bë shkak për ngritjen e mocionit nga partia e Veliut – Lidhja Demokratike e Kosovës.
Nga 117 deputetë sa janë në sallë, 82 vota kanë qenë për mocionin, 32 kundër dhe një abstenim.