Pas njoftimit se 15 banorë të Malësisë janë të infektuar me koronavirus , autoritet shtetërore kanë pru vendim e ndalimit të çdo lëvizje në territorin e Komunës së Tuzit.
Rrugët janë të boshatisura, dyqanet dhe pikat e karburantit të gjitha janë të mbyllura, si dhe është e ndaluar çdo lëvizje e qytetarëve. Farmacitë vazhdojnë të hapura.
Këto janë masa që do të ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së virusit, prandaj dhe qytetarët duhet ti respektojnë.
Nën përkujdesjen dhe organizimin e Komunës, buka shpërndahet direkt në shtëpitë e banorëve. /MALESIA.ORG/