Edhe krahas situatës së krijuar dhe, për fat të keq, numrit në rritje të infektuarve me Covid 19, në komunën e Tuzit, furnizimi i banorëve të Tuzit dhe në mbarë Malësinë, është duke funksionuar sipas planit të hartuar nga Shtabi komunal për situata të jashtëzakonshme.
Mëngjesin e sotëm dhe gjatë ditës, shpërndarja e bukës ishte edhe më efikase se ditën e djeshme, pasi tashmë, është rritur numri i volunterëve të cilët janë kyçur në realizimin e këtij aksionit si dhe në përgjigje të kërkesave tjera të qytetarëve. Sidomos, prej mbrëmë është rritur numri i tyre për BL të Tuzit pasi ajo ka numrin më të madh të banorëve.
Sot po ashtu, volunterët, kanë vazhduar edhe shpërndarjen e pakove me artikuj të ndryshem ushqimor dhe higjienik.