Haradinaj: Tragjedia e Tivarit, ngjarje e mohuar nga qeveritë komuniste dhe ndër faqet më të errëta të historisë së Ballkanit

Ish-Kryeministri i Kosovës dhe ish-komandanti i UÇK-së, njëheri kryetar i Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës, z. Ramush Haradinaj, deklaroi se Tragjedia e Tivarit, është një ngjarjet e mohuar nga qeveritë komuniste dhe është ndër faqet më të errëta të historisë së Ballkanit.

Siç shkruan Haradinaj në faqen personale në FB,
Kolonat e të rinjve kosovarë, të mobilizuar për luftë antifashiste, u tradhtuan dhe u vranë si gjatë rrugës, ashtu edhe në Tivar e Dubrovnik, prej fundit të marsit e deri në gjysmën e prillit 1945.

“Duke kujtuar të gjithë ata që ranë, e që janë mbi 4000, por edhe ata që i shpëtuan ferrit të Tivarit, apeloj që kjo ngjarje të zbardhet sa më shumë nga historia, pa anime politike e ideologjike.
Lavdi të rënëve!”, deklaroi Haradinaj.

Malesia.Org