14 raste të reja të konfirmuara me Koronavirus në Mal të Zi, 1 nga Tuzi

Mbrëmë në Mal të Zi janë kryer 115 teste për sëmundjen e koronavirusit nga të cilët 14 raste kanë rezultuar pozitiv, ndersa 1 person është nga territori i komunës së Tuzit, kumtuan nga Instituti për shëndet publik.

Numri i personave të prekur me Koronavirus në territorin e Komunës së Tuzit ka shkuar në 33 raste.

Autoritetet kanë njoftuar se së shpejti do të njoftojnë se çfarë masash të mëtejshme do të ndërmarrin për të frenuar koronavirusin.

Në Mal të Zi 105 persona janë infektuar me koronavirus, njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë.

Të gjithë personat e prekur janë në gjendje stabile shëndetësore.

Malesia.Org