Dr. Halil Dukoviq: Situata e pandemisë në Tuz po stabilizohet


Situata e pandemisë në Tuz, që nga vendosja e karantinës është duke u normalizuar, deklaroi drejtori i Shtëpisë së shëndetit në Tuz, dr. Halil Dukoviq dhe shtoi se masat të cilat i ka vendosur Trupi koordinues kombëtar, po japin rezultate të mira.

Dukoviq, tha për agjencinë “MINA”, se situata në Tuz ngadalë po qetësohet, por se është e nevojshme që qytetarët të qëndrojnë të kujdesshëm.

Ai tha se situata e qëndrueshme epidemiologjike, konfirmohet edhe nga raporti ditor i Institutit të Shëndetit Publik.

“Fakti që ditët e fundit kemi pasur vetëm një ose dy raste të reja që lidhen me kontaktet, do të thotë që masat që kemi ndërmarrë kanë dhënë rezultate shumë të mira”, deklaroi Dukoviq.

Malesia.Org