Camaj: SHPK “Komunale”-Tuz, ka siguruar gratis, thasë plasmasi të mjaftueshëm, për mbeturina

Drejtori i SHPK “Komunale”-Tuz, Nikollë Camaj apelon, për herë të dytë, te qytetarët e Malësisë, që të ndihmojnë mbajtjen e pastërtisë publike.

Sipas Camaj për këtë qëllim, SHPK “Komunale” ka siguruar thasë plasmasi, gratis, të clët do të ua sjelllin vullnetarët e komunës, me kërkesë që mbeturinat t’i depozitojnë në ta, e pastaj t’i qesin në koshat e mbeturinave/kontejnerë, ose t’i lënë te hyrja e shtëpisë, prej ku do t’i marrin sherbimi i pastrimeve publike.

Lexoni postimin e plotë të Camaj:

“APEL I DYTË NGA SHPK KOMUNALE
Luten qytetarët që, në këtë kohë, kur e tërë administrata lokale dhe vullnetarët, janë vënë në shërbim të ruajtjes së shëndetit personal dhe publik, të na ndihmojnë, përmes mbajtjes së pastërtisë publike.
Per këtë qëllim, SHPK “Komunale” ka siguruar thasë plasmasi, të clët po ua sjellin vullnetarët e komunës, me kërkesë që mbeturinat t’i depozitoni në ta, pastaj t’i qitni në koshat e mbeturinave/kontejnerë, ose te hyrja e shtëpisë, prej ku do t’i marrin sherbimi i pastrimeve publike. Pra, asesi pranë kontejnerëve dhe ne deponi të egra.
Mbajtja e pastërtisë, së bashku me qendrimin në shtëpi, do të na ndihmojnë që të dalim, sa më parë, e me sa më pak pasoja, nga kjo situatë.
#TaRuajmëShëndetin
#TëRimëNëShtëpi
#KomunaljaNëSherbiminTuaj
Me respekt,
Nikollë Camaj, drejtor i SHPK”, deklaroi Camaj.

Malesia.Org