Në Mal të Zi numri të infktuarëve me koronavirus ka arritur në 140.
Nga mbrëmë në ora 18 deri sot janë analizuar edhe 110 raste prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv 17 të tillë, kumtuan nga Instituti i shëndetit publik të Malt të Zi.
Ndërsa nga territori i komunës së Tuzit, sot asnjë rezultat nuk ishte pozitiv.
Ndërkaq nga shtabi emergjent i komunës së Tuzit, për portalin Malesia.Org, shprehen se i gëzon fakti se nuk ka rritje shqetësuese të numrit të infektuarëve me koronavirus dhe se gjëndja e të prekurve me virus është stabile dhe i gëzon fakti se të prekurit janë në gjendje të mirë shëndetësore, kurse në anën tjetër poashtu i gëzon fakti se banorët e Malësisë vazhdojnë të jenë të disciplinuar, deri sa edhe shtabi emergjent i furnizon me çka duhet.
Numri sipas komunave është si në vijim.
Podgorica: 61
Tuzi: 34
Tivari: 10
Ulqini: 9
Andrijevica: 7
Bijelo Polje: 6
Budva: 4
Herceg Novi: 4
Tivti: 2
Nikshiq: 2
Danillovgrad: 1
Malesia.Org