Nënkryetari i komunës së Tuzit, njëheri edhe kryetari i LDSH-së, për Malësi, Ivan Ivanaj, deklaroi për gazetën “Vjesti”, se komuna e Tuzit, në mënyrë që t’u zvogëlohet dëmi ekonomik nga karantina, bashkëvendasve u ka siguruar naftën, që të punojnë në arat e veta, e edhe të shesin prodhimet e tyre.
Qytetarët e komunës Tuzit, të cilët janë të infektuar me koronavirus, janë në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetën, kurse bashkëqytetarët e tyre, të cilët janë në karantinë, vazhdojnë të respektojnë, ashty siç duhet, masat mbrojtëse, deklaroi për gazetën “Vijesti”, Ivanaj.
Ai theksoi se, pas masave të marra në rekomandimin e Trupit Kordinues Kombëtar “lirshëm mund të thuhet se situata në Tuz është stabilizuar”.
“Qytetarët e komunës sonë respektojnë urdhrat, sillen në mënyrë shumë të disiplinuar dhe të përgjegjshme, ndërsa shtabi emergjent i krizave dhe i vullnetarët bëjnë çmos për t’ua lehtësua jetën në karantinë. Unë mendoj se midis qytetarëve nuk ka frikë dhe as panikë, por më shumë ka të bëjnë me atë se janë të vetdijshëm për rrezikun nëse nuk i përmbahen masave mbrojtëse në fuqi”, theksoi Ivanaj.
Ai tha se vullnetarët mbajnë barrën më të madhe të kësaj situatë dhe se atyre ua kanë me borxh mirënjohjen më të madhe.