Dedvukaj: Deri më sot simptomet janë shumë të buta, madje po të mos ishim testuar s’do ta kuptonim se jemi infektuar

Nga e martja e javës së kaluar, Komuna e Tuzit jo vetëm se është future në karatinë të plotë, por ka ngjallë frikshëm panikun e përhapjes së kësaj pandemie në Malësi dhe tërë Malin e Zi. Si pasojë e një gjendje të tillë, janë marrë masa drastike, por të nevoshme pasi virusi po merrte përmasa të frikshme.

Si rezultat, të infektuar sot janë mbi 30 persona dhe ky numër, edhe pse jo I vogël, falë masave drakonike nuk u shumfishua. Mirëpo, frika dhe shqetësimi nga situate e krijuar përfshiu të gjithë papërjashtim , brenda dhe jashtë vendit, e sidomos ata që fati I deshi ta shijojnë këtë “dhurat” të padukshme e pa adresë, por aspak të këndëshme .

Në mesin e këtyre të fundit jam edhe unë e bashkëshortja, për këtë arsye po ndihem i detyruar që së paku permes disa rreshtave ta ndaj përvojen time për t’ju thënë se s’ka vend për frikë e kurrsesi për panikë . Javën e kaluar jemi testuar pozitiv me këtë virus dhe kanë kaluar mbi 10 ditë nga kur mendoj se jemi prekur. Deri më sot simptomet janë shumë të buta, madje po të mos ishim testuar s’do ta kuptonim se jemi infektuar, e çka është më e rëndësishmja, as fëmijët skan ndie gjë.
Nga përvoja e bashkjetimit me këtë virus, dua t’ju them se simptomi më i keq i koronavirusit është frika dhe vetëm frika, që me plotë arsye është ngulitur në psiqikën e të gjithëve. E si mos të jetë kështu, kur javë të tëra zgjohemi e flejmë me lajmet për viktimat e koronavirusit, e ç’është më e keqja kur dëgjojmë edhe parashikimet e disa sharllatanëve që japim shifra të frikshme se në këtë apo atë shtet do vdesin kaq apo aq njerëz.

Covid 19 nuk është një bombë e vërtetë, siç po paraqitet, por vetëm një shashkë nga e cila duhet të kemi kujdes! Pa dashur ta nënçmoj situatën, edhe njëherë dua tju them se ilaçi më I mirë në këtë gjendje kaotike është pozitiviteti, pozitiviteti dhe vetëm pozitiviteti, e kurrsesi paniku. Vetëm kështu do ta largojmë këtë armik të paftuar, që vjen e shkon pa na pyetur fare, por së paku do të na bëjë më njerëzorë.

Gjergj Dedvukaj, Malësi