Masat e izolimit për qytetarët e Komunës së Tuzit, të cilat ishin vendosur nga data 24 mars, do të zbuten nga neser. Ky është vendimi që ka aprovuar Trupi Nacional koordinues për banorët e Komunës së Tuzit, që nënkupton lehtësime në masat e izolimit si shkak i Koronavirusit.
Siç mësohet, nga neser do të hapen shitoret për ushqime edhe pompat e karburantit, ndonëse me orarë të limituar, e duke respektuar urdhëresen për mbajtjen e distancës publike. E gjithë kjo si rezultat i respektimit të masave të sigurisë, të cilat sollen deri te permiresimit i situates në teren dhe vënia e pandemisë nën kontroll.
Lehtësimet janë këto (vlejnë për 7 ditët e ardhshme):
1. Njërit anëtarë të familjes i lejohet dalja nga objekti i banimit nga ora 08:00 deri në orën 14:00;
-Një anëtar i familjes, anëtarëve të të cilit nuk është dhënë një masë e izolimit të vetvetes (nuk ka raste të konfirmuara të sëmundjes, ose kanë qenë në kontakt me raste të konfirmuara të sëmundjes infektive COVID 19), mund të largohet nga objekti për furnizimin me ushqim, ilaçe dhe produkte të tjera të nevojshme për konsum ditor, si dhe kryerjen e detyrave dhe aktiviteteve të tjera urgjente (ekzaminime mjekësore, etj.)
2. Shitoret dhe farmacitë do jenë të hapura nga ora 08.00 deri në orën 14.00 ;
-Puna e farmacive dhe ambienteve ku lejohet ushqimi, pijet, produktet higjenike, karburantet motorike, produktet e ndërtimit, produktet për mbrojtjen e bimëve dhe materialet e mbjelljes, produktet e ushqimit dhe trajtimit të kafshëve, pajisjet për fëmijë, pajisje shtypi, makineri dhe pajisjet bujqësore si dhe pajisjet e funeralit, nga ora 8:00 deri në ora 14:00, me përdorimin e detyrueshëm të pajisjeve mbrojtëse personale për punonjësit dhe distancën e tyre fizike.
3. Prodhuesve bujqësorë u lejohet lëvizja nga ora 05:00 deri në orën 20:00 për të punuar në tokat e tyre, duke rrespektuar masat mbrojtëse dhe distancën fizike.
– Fermerëve nga territori i Komunës së Tuzit u lejohet të lëvizin nga ora 05:00 deri në 20:00 me përdorimin e pajisjeve mbrojtëse personale dhe të sigurojnë distancën e tyre fizike, në mënyrë që të kryejnë punë bujqësore në fermën e tyre.
Gjatë uikend vlejnë procedurat e njëjta si për qytetet tjera : shtunë nga ora 08:00-13:00, kurse të diel nga ora 08-11:00.
NDALOHET:
- Ndalohet dalja nga objekti i banimit çdo ditë pune nga ora 15:00 deri në orën 05:00;
Ndalohet dalja nga territori i komunës së Tuzit. - Vetë-izolimi është i detyrueshëm për personat, të cilët, bazuar në vendimin e inspektimit shëndetësor-sanitar, përcaktojnë masën e vendosjes së izolimit të tyre.
/MALESIA.ORG/