Gjeloshaj apel për respektimin e masave të reja lehtësuese, ndryshe mund të kthehen masat e izolimit total

Kryetari i Komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj, apelon tek qytetarët që të respektojnë maksimalisht masat lehtësuese që do të fillojnë nga dita e marte.

“Kur kemi respektuar tash tre javë masat e karantinës, besoj se e kemi më lehtë që të respektojmë këto masa më lehtësuese vetëm një javë! Nëse këto i respektojmë atëherë nga java tjetër do të lirohemi pothuajse në tërësi”, ka thënë Gjeloshaj.

Ai gjithashtu ka tërhequr vërejtjen se nësë këto masa nuk do të respektohen, mund të kthehen masat e izolimit total.

“Po nëse nuk i respektojmë, atëherë ekziston mundësia që përsëri të rikthehemi në masat e karantinës”, ka shtuar Gjeloshaj. /MALESIA.ORG/

Masat lehtësuese mund ti lexoni: Nga neser fillojnë të zbuten masat e izolimit në Tuz