Vulaj: Komuna e pavarur duhet të mbrojë të drejtat e njeriut dhe ndërmarrjet private

Mbasi Trupi Nacional Koordinues, me akt nënligjorë, zbuti masat ndaj qytetarëve të Malësisë, kam disa vërejtje dhe sygjerime të qarta për udhëheqësinë e Komunes se Tuzit:

1. Asnjëherë mos shkoni te bisedoni për çështje që kan të bëjnë me të drejtat e njeriut, pa këshilltar, pra pa jurist!

2. Asnjëherë mos shkoni të bisedoni për çështje ekonomike dhe për pasojat financijare, pa këshilltarë, pra pa ekonomist dhe përfaqësues të bizneseve!

Është e qartë se parashikimet ishin tepër të gabueshme, por si pasojë e gjithë këtyre masave e që ishin të bazuara në “parashikime” kemi pasoja që do duhej, me pozicionim dhe analizë të detajuar, të mbroheshin dhe të bëhej parashikimi më i mirë nga Komuna e Tuzit.

Është e qartë se qytetareve të Malësisë, apsolutisht dhe selektivisht ju kufizuan dhe shkelen të drejtat më elementare të njeriut, pa asnjë bazë legale dhe legjitime.

E gjitha kjo si pasojë e mos respektimit të procedures, e që është shumë e rëndësishme, nga aspekti i Kushtetuetshmërisë.

Nuk mundet me masa (që është akt nën ligjorë) të suspendohen dhe kufizohen selektivisht dhe apsolutisht të drejtat e njeriut të garantuara me Konventa, Kushtetutë dhe ligje tjera.

Të drejtat e njeriut kufizohen pjesërisht/apsolutisht me vendim të Parlamentit, e që do duhej ti paraprijë vendimi për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, e që është kusht elementar për kufizimin e të drejtave të njeriut.

Të dyja këto vendime nga Parlamenti munguan, dhe kufizimi apsolut dhe selektiv nga kjo pikëpamje është në kundërshtim me Kushtetuten..

Pra, masa që mos të dalim në oborre, apo edhe perciellja e qytetarëve me drone asht kundra Konventave, Kushtetutës dhe çdo ligji.
Në këto raste kemi shkelje flagrante të lëvizjes së lirë dhe të drejtës në privatësi. Po ashtu, shkelje e të drejtës në privatësi është edhe publikimi i emrave, mbiemrave dhe informacioneve tjera, të individëve që janë në vetëizolim, edhe pse ata ishin dhe janë negativ në virusin Covid19.

Këto nuk bëhen me akte nën ligjore, laiket e kan të qartë këtë. Këto dhe shumë të drejta u shkelen, si pasojë e masave extreme dhe specijale për qytetarët e Malesise, me pëlqimin e Komunes.

Asht teper e rëndësishme që Komuna të mbrojë edhe interesat tjera, këtu mendoj tek ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, por edhe bujqit.
Nga Komuna asht prit që të mbrojë dhe mundësoj funkcionim, pjesërisht të kufizuar, për ndërmarrjet dhe bujqit, por jo kufizim apsolut dhe selektiv.

Me këtë, Komuna ka marr rrezikun që shumë ndërmarrje të vogla dhe të mesme ti kalojnë qendrat e tyre në Kryeqytet, pra në Podgoricë…

Masat asht dasht të vlejnë njëjtë për çdo qytet dhe sistemi lokal të veprojë pro aktiv që këto masa të rrespektohen , por edhe rreptësia e masave ka kufijt e vet dhe ata kufij duhet të mbrohen nga Komuna, duke u thirrur në legjislacion.

Në deklaratë për televizionin lokal(ndërkombëtarë) kemi pasur hapje klasike të panikut. Masat u vendosen urgjentisht, ndërsa po zbuten shkallë shkallë…

Paraburgimi si sankcion për mosrespektimin e masave është tepër represive, duke pasur mundesin e sankcioneve alternative, në rend të parë paraburgim shtëpiak me mbikqyrje të policisë.

Komuna duhet të kenë shumë kujdes nga naiviteti dhe amaterizmi..!

Krijuam imazh shumë të bukur, por njëkohësisht edhe një etiketim të ri që na duhet ta luftojmë në të ardhmen.

Shpresoj se Komuna si person juridik, apo edhe përfaqësuesi i popullit, do ti procesojnë këto masa specijale pranë gjygjit Kushtetues dhe në këtë mënyrë të permirësojnë lëshimet e shumta në mbrojtjen e të drejtave elementare të njeriut, në këtë rast të qytetarëve të Malesise.

Ajo që është shumë e rëndësishme është parashikimi i gabuar(me qëllim a pa qëllim), e që u vërejt dhe konstatua në ditët e para.

Në fund, edhe Besa ka afatin e vet kohorë, por afati u shkel…

Liridon Vulaj, specialist i shkencave juridike.