Partitë politike shqiptare në Mal të Zi kanë fituar rritje të përkrahjes të opinionit publik.
Këtë sipas një sondazhi të realizuar nga agjencia House of Win nga Beogradi në mostrën reprezentative prej 1100 të anketuarve, në periudhën prej 6 deri me 9 prill.
Sipas këtij sondazhi partitë shqiptare gëzojnë përkrahjen e 3.1 për qind të qytetarëve.
Padyshim se përkrahja për subjektet shqiptare është rritur edhe me bashkimin e subjekteve politike shqiptare për zgjedhjet e mbajtura në mars të vitit 2019, ku partitë shqiptare të bashkuara rreth Forumit Shqiptar, fituan zgjedhjet dhe udhëheqin pushtetin në Tuz. /MALESIA.ORG/