Vazhdohet konkursi publik për bashkëfinancimin e programeve të organizatave sportive të komunës së Tuzit, për vitin 2020

Për shkak të rrethanave të jashtëzakonshme , me qellim të parandalimit të përhapjes së virusit korona, dhe në përputhje me masat e përkohshme të urdhëruara nga Qeveria e Malit të Zi, me propozimin e Institutit të Shëndetit Publik të Malit të Zi, Sekretariati për vetëqeverisje lokale i komunës së Tuzit lajmëron organizatat sportive (klubet sportive, shoqëritë sportive-rekreative, shoqëritë sportive shkollore dhe organizatat sportive të personave me aftësi të kufizuara) që konkursi publik për bashkëfinancimin e programeve të punës së organizatave sportive për vitin 2020 i cili ishte  i hapur deri më 04.04.2020. do të vazhdohet deri më 20.05.2020.
Ju lutemi që për informacione shtesë të telefononi në numrin e telefonit 020/875-167 ose informohuni në faqen e internetit të Komunës Tuzi www.tuzi.org.me
Sekretariati për vetëqeverisje lokale