Ulqini shënon ditën më të rëndë të të infektuarve me koronavirus

Në Mal të Zi janë regjistruar sonte në mbrëmje edhe 9 persona të infektuar me koronavirus ku 6 nga këto raste janë nga Ulqini kurse 3 nga Plava. Në këtë mënyrë numri i përgjithshëm i të infektuarve në Mal të Zi ka shkuar në 303, shkruan Ulqini Online.

Poashtu kujtojmë se sot paradreke u shënuan edhe 2 raste tjera në Ulqin duke bërë që dita e sodit të jetë më e rënda me plot 8 të infektuar brenda një dite. Të gjithë rastet e sodit janë nga kontaktet me persona tashmë të infektuar.

Numri i përgjithsëm i të infektuarëve në Komunën e Ulqinit ka shkuar në 22 ku 1 person ka humbur jetën ndërsa 3 veta tashmë janë shëruar.