SHPK “Komunale”, gjatë ditëve të izolimit, aktive për të mirëmbajtur ambientet publike

KUMTESË E SHERBIMIT KOMUNAL
SHPK “Komunale”, edhe gjatë ditëve të izolimit ishte tejet aktive për të mirëmbajtur ambientet publike. Gjatë kësaj kohe, qyteti është dezinfektuar disa herë, janë transportuar mbi 100 kamiona me mbeturina nga deponitë e egra, dhe ato që krijohen pranë koshave të plehut/kontejnerëve dhe, rregullisht janë shprazur kontejnerët. Ajo që vlen të veçohet është se gjatë kësaj kohe kemi siguruar, gratis, thasët e plastikut për çdo familje, në mënyrë që ata të depozitojnë mbeturinat në to, dhe pa pasur nevojë të dalin në qytet, t’i lënë para dyerëve të veta, prej nga rregullisht i marrin punëtorët e sherbimit komunal. Kjo punë dha rezultat të dukshëm në mirëmbajtjen e qytetit, dhe shpresojmë se do të funksionojë edhe në të ardhmen.
Duhet apostrofuar se thasët që i kanë fituar qytetarët gjatë kësaj kohe, janë siguruar nga donacionet, prandaj edhe duam të falenderojmë Mirsad Orahovac, i cili sigoroi rreth 30.000 thasë, si edhe pronarin e fabrikës “Megaplast” nga Dheu i Zi, i cili, përpos plasmaseve për shpërndarjen e bukës, dhuroi edhe mbi 15.000 thasë për mbeturina.
Ne, si sherbim komunal do të vazhdojmë të jemi në shërbimin e qytetarëve, por apelojmë që edhe ata të na ndihmojnë në mirëmbajtjen e ambientit tonë të përbashkët. Shfrytëzoni thasët, depozitoni ne vendet e caktuara, mos krijoni deponi të egra, dhe qyteti juaj, do të ngjas në oborret tuaja. Presim nga ju që materialet inerte t’i depozitoni në vendet e caktuara për to, e jo përballë rrugëve apo kontejnerëve.
Së shpejti, në bashkëpunim me ju, do të ndërtojmë një startegji të re për mirëmabjtjen e komunës sonë!
Faleminderit,
Drejtor, Nikollë Camaj