Nxënësit të qëndrojnë në shtëpi deri në fund të vitit shkollor

Nxënësit nuk do të duhej të kthehen në shkollë deri në fund të vitit shkollor, për shkak të situatës aktuale të pandemisë, deklaroi Minisitri i Arsimit në Qeverinë e Malit të Zi, Damir Shehoviq.

Ai shtoi se për këtë fjalen e fundit do ta japin Këshilli Koordinues Nacional për sëmundje efektive dhe Qeveria e Malit të Zi.

“Shëndeti i fëmijëve dhe familjeve të tyre është prioritet apsolut. Prandaj, mu për këtë, kam qëndrim se viti shkollor duhet dhe mundet të përfundohet pa kthim në bankat shkollore. Gjithsesi vendimin e fundit do ta sjellë KKN dhe trupat përgjegjës”, theksoi Shehoviq.

Malesia.Org