Tre raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në Mal të Zi dhe tani janë gjithsej 319 raste, ndërsa nga komuna e Tuzit, nuk kemi raste të reja të infektimeve me corona virus.
Këto të dhëna janë bërë të ditura nga Instituti i Shëndetit Publik në këtë vend mëngjesin e sotëm.
Siç raportohet, gjatë 24 orëve të fundit janë analizuar 243 mostra.
Numri i të infektuarëve në Malësi, është 37, kurse 30 nga ata janë shëruar plotësisht, kurse 7 persona janë në proces të shërimit.
Malesia.Org