Shkon në 32 numri i të shëruarëve nga koronavirusi në Tuz

Sipas të dhënave nga Instituti i shëndetit publik të Malit të Zi, vërehet se nga komuna e Tuzit është shëruar edhe një person i cili ishte i infektuar nga COVID-19.

Në këtë mënyrë numri i përgjithshëm i të shëruarëve nga Malësia ka shkuar tani në 32 përsona, kurse në proces të shërimit mbeten edhe 5 persona.

Numri i të shëruarëve sipas komunave në Mal të Zi deri tani është si më poshtë.

Podgoricë: 93
Tuz: 32
Nikshiq: 28
Tivar: 12
Andrijevicë: 7
Ulqin: 7
Bijelo Pole: 6
Budvë: 4

Herceg Novi: 4
Tivat: 3
Danilovgrad: 3

Ndërkaq, kjo është dita e tretë me radhë, që në Mal të Zi nuk është regjistruar asnjë rast i ri me COVID-19.

Malesia.Org