Nga Gjekë Gjonaj
Shqiptarët, shekuj me radhë, kanë kremtuar bashkëfestat fetare të njëri-tjetrit. Kjo vlerë unike e të sëkaluarës dhe të sotmes së shqiptarëve këtë vit u shënuapak ndryshe për dallim nga vitet e më përparshme. Situata e jashtëzakonshme e krijuar nga pandemia e koronavirusit ndryshoi ritualet fetare të komunitetitshqiptar katolik, mysliman e ortodoks.
Prijësit fetarë shqiptarë në Mal të Zi pranuan menjëherëudhëzimet e qeverisë malazeze dhe e përshtatën jetën e saj në bazë të rrethanave aktuale. Ata, pavarësishtbesimit dhe qëndrimit të tyre, treguan përgjegjësimaksimale ndaj tjerëve dhe të mirës së përbashkët nëpërputhje me situatën. Morën vendim të anulohen tëgjitha aktivitetet kishtare: meshat, ndarja e sakramenteve, mësimi besimi, vizitat familjare, bekimi ifamiljeve, sikurse edhe aktivitetet fetare islame si falja e gjithë namazave nëpër xhamia dhe çdo veprimtari me besimtarë. Por, në të njëjtën kohë nuk ndërprenë as edhe për një moment shpirtin e fesë, dashurisë e flijimitpër ta. Pra, jeta e jashtme është ndalur, kurse ajo e brendshme është intensifikuar.
Besimtarët e të tri konfesioneve fetare festën e Pashkëve dhe muajin e Ramazanit i kremtuan me “ dyer të mbyllura”. Katolikët dhe ortodoksët në Mal të Zi përherë të parë meshën për ringjalljen e Jezu Krishtit e ndoqën drejtpërdrejt në shtëpiat e veta, duke e kthyeratë në folenë e mirëfilltë ku jetohet feja e Zotit, pa shkelur brenda ambienteve të kishës. Të gjitha ritualetpër Pashkët janë kryer në kisha të boshatisura e tëheshtura, ku besimtarëve u është bërë thirrje që tëqëndrojnë në shtëpitë e tyre dhe të mos lejojnë që njëvirus të shkatërrojë jetët e tyre. Bersimtarët, pasi morën urimet nga anëtarët e drejtuesve të kishës, atmosferëne trishtë e shprehën duke uruar “Gëzuar për shumë vjetPashkët“, por ajo që shprehu më shumë frymën e periudhës së Pashkës ishte përshëndetja “Krishti u ngjall” dhe si përgjigje kishte “Vërtet u ngjall“.
Në këtë atmosferë të trishtë edhe shqiptarët e besimitislamë filluan muajin e madhërueshëm të Ramazanit. Agjërimi i Ramazanit është diçka personale, ndërsaplotësimet e tjera fetare, si falja e namazeve, lutjet e përbashkëta në xhami si dhe iftaret janë rituale, që do tëkryhen brenda 30 ditëve individualisht ose me familjarët e vet në shtëpi. Krahas besimtarëvemyslimanë ky muaj gjen përjetim të njëjtë edhe tekbektashinjtë me mesazhin e përbashkët që Zoti të rrisë më shumë dashurinë për njër-tjetrin, vëllazërinë, solidaritetin dhe të forcojë më shumë marrëdhënienmidis familjes dhe shoqërisë.
E patën shumë të rëndë kremtimin e festave në izolim, në kohën e pandemisë, sespe kurrë më parë nuk jemimësuar që t’i kalojmë në këtë mënyrë festattona fetare.Dhe kjo na lëmndoi të gjithëve ! Mirëpo, edhe në këtorrethana të jashtëzakonshme deshi Zoti që njëherë ta kalojnë mirë të gjithë këtë situatë, duke respektuar tërësisht traditën e festave tona fetare. Arritëm me tënjëjtin përkushtim, lutje e pendesë t’i vlerësojmë mëshumë gjërat shpirtërore, pasi që shpeshherë kemivrapuar rreth gjërave të cilat tani nuk kanë vlerë. E kjoshpresojmë të na ketë ndihmuar që të zgjohemi e tëvlerësojmë më shumë njëri-tjetrin, veten, familjen dhetë tjerët.
Masat e distancimit fizik prej pandemisë së Covid-19 nuk arritën të na ndajnë shpirtërisht nga njëri-tjetri, nga vlerat dhe traditat tona kombëtare. Sepse, përqafimishpirtëror i shqiptarëve, është po aq i fortë sa edheafrimi fizik. Domethënë gjithçka ishte njësoj, porndryshe.