Komuna e Tuzit shpalos flamurin e SHBA-ve në godinën e saj

Komuna e Tuzit, duke bashkëndjerë momente të vështira me Amerikën, popullin amerikan, me familjet e viktimave dhe të prekurit nga kjo pandemi, sonte në ndërtesën e vet, ka shpalosur flamurin e shtetit amerikan.
Në emrin tim personal dhe qytetarëve të Komunës së Tuzit, shprehim solidaritetin me të thellë me SHBA dhe popullin amerikan!

Sinqerisht,
Nik Gjeloshaj
Kryetar i Komunës së Tuzit