Të premten në Mal të Zi janë bërë 93 testime për koronavirusin e ri.
Sipas Institutit të Shëndetësisë në Mal të Zi, nga këto testime nuk kanë dalë asnjë person pozitiv me koronavirus.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Mal të Zi është 322, kurse nga komuna e Tuzit, ishin të infektuar 37 persona.
Ndërkaq, numri i të shëruarëve është rritur dhe aktualisht është 233.
Kurse sipas këtyre të dhënave rezulton se edhe dy persona nga Tuzi (Malësia), janë shëruar, ndersa edhe 3 janë në proces të shërimit.
Malesia.Org