Në Tuz-Malësi, shërohen 36 nga 37 persona të prekur nga COVID-19

Nga 37 personat e infektuar me Covid-19 në Komunën e Tuzit, 36 tashmë janë shëruar, ndërsa një person është në proces të shërimit dhe në gjendje stabile.

Gjithashtu, edhe sa i përket gjendjes së përgjithshme në Mal të Zi është duke u stabilizuar, pasiqë ditë me radhë, nga mostrat e marra nga Instituti i Shendetit Publik të Malit të Zi, të gjithë personat e testuar kanë rezultuar negativ.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Mal të Zi është 322, kurse nga komuna e Tuzit, ishin të infektuar 37 persona.

Ndërkaq, numri i të shëruarëve është rritur dhe aktualisht është 240.

Malesia.Org