Vazhdohet me pastrime publike, në viset rurale të Malësisë

Komuna e Tuzit, gjegjësisht SHPK “Komunale”-Tuz, vazhdoi edhe sot me pastrimin e deponive të egra në vendbanimet rurale të Malësisë.

Akcioni i sotëm u bë pranë varrezave në Kodër të Kishës, në Traboin-Hot.

Siç mësojmë, me pastrime të tilla do të vazhdohet edhe në ditët në vazhdim, edhe në vendet e tjera të Malësisë.

Lajmin për akcionin e sotëm e bëri të ditur përmes rrjetit personal në FB, vendasi nga Traboini, Gjergj Martini Dushaj, i cili njëkohësisht edhe falënderoi komunën e Tuzit dhe drejtorin e SHPK “Komunale”, Nikollë Camaj, për akcionin në fjalë.

Lexoni postimin e plotë të Dushaj:

Sot me daten 02 05 2020 u ba akcjoni ne Koder te Kishs pran vorrezave te Traboinit dhe mrenda vorrezave u pastrun mbeturinat e hjelluna prej pandergjesis san ne kyt dit me reshje te mla te shiut tue faleminderua Komunen e Tuzit e posacirisht drejtorin e Komunales zotin Nikoll Camaj ….

Malesia.Org