Për mosrespektimin e masës të distancës fizike ndërmjet dy personave dhe mos mbajtjen e maskës , dënimet në të holla do të sillen prej 100 deri në 20 mijë euro, parashihet me ndryshimet e ligjit për mbrojtjen e banorëve nga sëmundjet ngjitëse.
Propozimin e këtij ligji e ka miratuar Qeveria malazeze në mbledhjen e djeshme.
Sipas shkrimit të gazetës “Dan”, për këto shkelje të masave ndërmarrësit do të dënohen prej 100 deri në 2 mijë euro.
Më një dënim në shumë prej 2 mijë deri në 20 mijë euro do të dënohen personat juridikë nëse nuk sigurojnë respektimin e distancës fizike ndërmjet personave në vendin e punës dhe nuk sigurojnë paisjet mbrojtëse siç janë maskat për të punësuarit në objektet tregëtare dhe hoteljere , në sallonet e parukerisë, sallonet e kozmetikës e të ngjashme. Të theksojmë se pas zbutjes së masave dje kanë filluar të punojnë taksitë, sallonet e parukerisë dhe të kozmetikës, bastoret, shitoret e konsumit të gjerë, auto shkollat , auto serviset etj.