Kreu i Kishë serbe në Mal të Zi, Amfilohije Radoviq ka paralajmëruar luftë qytetare në Mal të Zi, duke thënë se janë qeveritarët malazezë që po provokojnë një gjë të tillë.
Këto komente Radoviq i bëri gjatë një proteste të serbëve përballë gjykatës në Nikshiq të Malit të Zi, ku po gjykohet kleriku serb Joanikij, për shkak të padëgjueshmërisë ndaj masave për mbrojtje ndaj virusit COVID-19.
Duke kundërshtuar gjykimin që po I bëhet klerikut Jonikij, në fjalimin e tij të elektrizuar, kreu i Kishës serbe në Mal të Zi, disa herë theksoi se “Qeveritarët malazezë, me këto sjellje po nxisin luftë qytetare”.
Malesia.Org