LDSH: Në Rozhajë vazhdon të pengojë gjuha shqipe, shkolla shqipe dhe ç’do gja që është shqiptare

Lidhja Demokratike Shqiptare, si subjekti i vetem shqiptar, i cili vepron në territorin e Rozhajës, shpreh indinjatë të thellë, me rastin e venjes së flakës, vatrës së vetme në gjuhën shqipe, e cila, deri me sot veproi në Dacaj të Rozhajës. Kjo ngjarje na kujton kohët e shkuara, kur në këto vise u versulen hije të zeza, e që pas vedi lanë aq viktima.
Padyshim se edhe kesaj radhe ishin po ato hije të zeza, të cilat, në vitin 1999, derdhën gjak të pafajshëm, nëpër këto shpatie të bjeshkëve shqiptare, në Bukel e Dacaj. Kësaj radhe ata sulmuan dritaren e dijes, me çka dëshmuan se, në Rozhajë vazhdon të pengojë gjuha shqipe, shkolla shqipe dhe ç’do gja që është shqiptare.
Shpresojmë dhe ftojmë organet kompetente të Malit të Zi, që të zbardhin këtë rast, e mos të mbetet i pa zbardhur si ato të kohës së luftës, për të cilat, nënkryetari i LDSH-së, z.Ali Daci, e shume aktivistë të tjerë, edhe atehere, e edhe sot, vazhdojnë të ngrehin zërin.

Sherbimi informativ i LDSH