Mr. Bujar Hasangjekaj-drejtor politik i LDSH-së

Mr.Bujar Hasangjekaj, zgjedhet drejtor politik i Lidhjes Demokratike Shqiptare.

Përndryshe, Hasangjekaj është edhe kryetar i këshillit komunal të kësaj partie për Guci, dhe anëtar i Këshillit drejtues të Fondit për Pakica.

Në këtë mbledhje, LDSH emëroi koordinatorin e ri për Rozhajë, mr. Fatmir Daci, si dhe koordinatoren e Forumit të Femrës shqiptare të kësaj partie, zonjushën Besa Nikaj, këshilltare e LDSH-së në Tuz.

Siç kumtuan nga LDSH, në këtë mbledhje u trajtuan çështje me rëndësi, që lidhen me veprimtaritë e subjekteve nacionale, e edhe të shqiptarëve në Mal të Zi, në dritën e zgjedhjeve parlamentare dhe atyre lokale në Guci.

Lexoni postimin e plotë të LDSH-së:

Lidhja Demokratike Shqiptare, sot mbajti mbledhjen e radhës, të Këshillit Qendror. Mbledhja u mbajt në Rozhajë, kurse me të udhëheqi kryetari i LDSH-së, dhe drejtuesi i Forumit Shqiptar, Nikollë Camaj.
Si e vetmja parti politike që vepron në të gjitha trevat shqiptare, pra edhe në Rozhajë, përzgjodhi këtë qytezë për të mbajtur takimin e vet edhe për hirë të solidaritetit me ata pak shqiptarë që kanë mbetur këtu, pas djegies së shkollës së vetme shqipe, në Dacaj.
Pra, përpos përmbushjes të obligimeve të veta për tu takuar, për Këshillin Qendror të LDSH-së, kjo mbledhje ka në vete edhe simbolikën e vet.

Në këtë mbledhje u trajtuan çështje me rëndësi, që lidhen me veprimtaritë e subjekteve nacionale, e edhe të shqiptarëve në Mal të Zi, në dritën e zgjedhjeve parlamentare, e natyrisht edhe çeshtje të brendshme partiake.
Lidhur me këtë, pas raportit të kryetarëve të këshillave komunale, u zgjodh drejtori politik i LDSH-së, mr. Bujar Hasangjekaj, dhe u emërua koordinatori i ri i LDSH-së për Rozhajë, mr. Fatmir Daci. Në të njejten kohë u emërua edhe koordinatorja e Forumit të Femrës shqiptare të kësaj partie, Besa Nikaj, këshilltare e LDSH-së në Tuz.

Në fokus të kësaj mbledhjeje ishin edhe zgjedhjet parlamentare, dhe ato lokale në Guci, të cilat sipas të gjitha gjasave do të mbahen në fund të kësaj vere.
Lidhur me zgjedhjet, LDSH është e mendimit se modeli i Forumit Shqiptar do të ishte zgjidhja më e mirë edhe për zgjedhjet parlamentare edhe për zgjedhjet lokale në Guci, dhe LDSH do të jap kontributin e vet maksimal që kjo edhe të ndodhë. Në të njëjten kohë, nëse kjo mbetet e paarritshme, LDSH do t’i sygjerojë partnerit të vet në Forumin Shqiptar, që Forumi të shikojë mundësinë që të dalë vetëm në zgjedhje, duke dëshmuar kështu besimin e plotë të zgjedhësit, të cilët na mbështeten fuqishem në zgjedhjet lokale, në vitin 2019.

Në fund të mbledhjes, Këshilli Qendror i LDSH-së, përshendeti dhe përgëzoi shqiptarët e Luginës, që ndjeken modelin e Forumit Shqiptar dhe formuan listën e përbashkët për të dalë në zgjedhjet parlamentare në Sërbi.

#LDSH,
#Forumi Shqiptar.