Nga Dr. Pashko Camaj
Disa muaj më parë, askush nuk e dinte që ekzistonte SARS-CoV-2 (Covid-19), dhe aq më pak, se do të kalojë në njëpandemi të plotë, të përhapur në pothuajse çdo vend te botës, duke infektuar, deri më tani, sa dihet, 7 milion njerëz. Ajo ka rrezikuar ekonomitë dhe sistemet e kujdesit shëndetësor në tëgjithë botën, zbrazi hapësirat tona publike dhe mbushi spitalet. Ajo ka shkaktuar një ndarje të njerëzve nga miqtë, familjet dhevendet e tyre të punës. Me nje shpërthim, ajo ka trondit boten nënjë shkallë të cilën shumica prej nesh nuk e kemi parparë kurrë. Ashtu si dy luftërat botërore, ose Gripi Spanjoll i vitit 2018 mëparë, kjo pandemi tashmë ka lënë një shenjë të pashlyeshme nëmbarë botën.
Disa prej nesh mund të kenë dëgjuar ose mësuar se pandemiaglobale e kësaj shkalle mundë të ndollë. Ekspertë të shëndetitpublik kanë shkruar dhe paralajmëruar për mundësinë e njëshpërthimi të tillë. Por keto paralajmërime, ishin vetëm arsye e mirë për të bërë një prodhim në Hollywood (Contagion-2011). Dhe kështu, frika u bë realitet në pjesën e hershme të këtij viti, kur mbetem duke u përpjekur t’i përgjigjem pyetjes: “çka tani?”
Ndërsa shikojmë përgjigjen tonë fillestare dhe hapat që morëmpër të “rrafshuar kurbën” dhe zvogëluar numrin e të infektuarvedhe për të zvogëluar numrin e viktimave, mësuam se edheShtetet e Bashkuara, me notën 83.5, më të larta në IndeksinGlobal të Shëndetit të Sigurisë, organizatë kjo qe vlerëson çdovend në gatishmërinë pandemike. Megjithatë, tani e dimë se ne ende nuk ishim të përgatitur për një krizë të tillë. Në fakt, asnjëvend në botë nuk ishte. Qëllimi im nuk është që të përpiqem dhetë fajësoj asnjë vend, por është e vështirë të mos pyetësh “çkanëse?”, dhe se “çka nëse” duhet të fillojë me origjinën e kësajpandemie globale! Kjo ese nuk do të merret me përpjekjen për tëgjetur përgjigje për atë “çka nëse“, por do të flasë më shumë përfatin e një pandemie, veçanërisht se si mbarojnë ato.
Ne e dimë se si filloi pandemia Covid-19: kafshët, siç janëlakuriqët, në rajonin Wuhan në Kinë, janë një pellg natyrorë illojeve të ndryshme të koronavirusit. Bazuar në ato që dimë, diku në vjeshtën e kaluar, një nga keto llojesh, ‘kapercei’ në njënjeri, dhe me ketë vendosi në lëvizje pandeminë më të madheglobale, tash më shumë se 100 vjet. Ajo që ne nuk dimë, edhepse shumë spekulojnë, është se si do të përfundojë pandemia. Kombinimet e faktorëve si transmetimi i lehtë i virusit, një sërëefektesh te njerëzit, me simptoma që shkojnë nga krejt e butë e deri në vdekjeprurës, bëjnë parashikim se si përfundon njëpandemi kaq e ndërlikuar. Në këto kushte, ekzistojnëpërfundime të mundshme: një që për këtë pandemi nuk është e mundshme; një e rrezikshme dhe vdekjeprurëse; dhe një qëmund të zgjasë muaj dhe vite.
Mundësia e parë (që na ka kaluar tashmë) ishte një përgjigje e unifikuar globale për bllokimin, e njëkohësisht, për tëmenaxhimin e kontrolluar të virusit, si me SARS-in origjinal në2003. Tani ne e dimë rezultatin e kësaj mundësie, pandeminë e përhapur të koronavirusit të vitit 2020, pothuajse çdo vend.
Mundesia e dytë për t’i dhënë fund një pandemie është që virusitë bëjnë atë që kanë bërë pandemitë e gripit në të kaluarën: kalljenëpër botë, duke lën pas viktima te shumta dhe pas imunitetin e mjaftueshëm që përfundimisht nuk lejon që virusi të gjejëstrehues. Kjo do të krijonte një skenar “imuniteti të tufës“, por gjithashtu do të vinte me një çmim të tmerrshëm. Ky virus ështëmë i transmetueshëm dhe më virulent se ai i gripit, dhe kishtelënë pas shumë miliona vdekje, në të gjithë globin. Vlerësimetvetem për ShBA ishin 1-3 milion vdekje. Prandaj u detyruam tëmerrën masat per te cilat tashmë dijmë të gjithë!
E treta (dhe për këtë pandemi) mundësia e vetme bazohet nënjë kontroll dhe vaksinë: fundi i kësaj pandemie do të arritet me një kombinim të masave qe kan qen efektive në kontrollin a pandemive të mëparshme-duke vazhduar kontrollin shoqëror, ilaçe të reja antivirale për të lehtësuar simptomat, dhe më nëfund vaksina. Taktikat epidemologjike agresive, siç janë izolimii të sëmurëve, karantinimi i kontakteve të tyre, zbatimi ikontrolleve sociale dhe përdorimi i mbulesave të fytyrës, mundtë kufizojnë shpërthimet të jenë të lokalizuara. Këto janë taktika‘të blejmë kohë’ derisa të kemi një vaksinë të sigurt dheefektive! Por ne e dimë që kjo do të marrë kohë – disaparashikime optimistike janë deri në fund të këtij viti. Kemi shum arsye për të besuar se vaksinë mund të funksionojë nëmënyrë efektive, pra kur te jet gati. Në krahasim me virusin e gripit, koronaviruset nuk kanë aq shumë mënyra për të depërtuarne qelizat njerëzore. Nëse kontrollojmë mekanizmin me të cilinndërveprojnë me qelizat tona, virusi nuk mund të pushtojë dhe tëreplikohet në qelizat tona, dhe kontrolli i këtij mekanizmi ështëajo që do të bëjë një vaksinë efektive. Ndërsa nuk jemi të sigurtnëse vaksina do të japë imunitet afatgjatë, si me fruthin, apo imunitet afatshkurtër si me gripin sezonal, ne e dimë se vetëmnjë vaksinë e sigurt dhe efektive do të jetë fundi i kësajpandemie.