Pajisje për Shërbimin e ardhshëm të mbrojtjes dhe shpëtimit të Komunës së Tuzit

Në ambientet e ndërtesës së Komunës së Tuzit, me datë 11.06.2020., është bërë pranim-dorëzimi i pajisjeve për zjarrfikës, mes kryetarit të firmës “BEDROCK” sh.p.k., Srđa Matović, bashkëpunëtores së tij, Tatjana Radović dhe kryetarit të Komunës, Nik Gjeloshaj si dhe kryetarit të Kuvendit, Fadil Kajoshaj.

Pajisjet janë rezultat i projektit i cili është implementuar përmes shpërndarjes së mjeteve të Fondit për mbrojtje dhe shpëtim, për vitin 2019., të cilat i ndanë Ministria e punëve të brendshme e Malit të Zi.
I gjithë buxheti i kërkuar nga Fondi i mjeteve për mbrojtje dhe shpëtim në vlerën prej 9.990,00 euro, është dedikuar për sigurimin e pajisjeve për Shërbimin e ardhshëm të mbrojtjes dhe shpëtimit të Komunës së Tuzit, ndërsa mjetet në shumën prej 1.740,00 euro, për realizimin e të gjitha aktiviteteve të tjera projektuese, janë kontribut i firmës ,BEDROCK’ sh.p.k Podgoricë. Buxheti i përgjithshëm i projektit është 11.640,00 euro
Qëllimi i projektit është avancimi i nivelit të gatishmërisë në Komunën e Tuzit për t’ju përgjigjur fatkeqësive natyrore dhe nevojave të tjera, përmes ndihmës, krahas formimit të Shërbimit të mbrojtjes dhe shpëtimit të Komunës së Tuzit, dhe ngritjes së nivelit të vetëdijes së banorëve.

Aktivitetet e theksuara do të realizoheshin përmes forcimit të kapaciteteve për mbrojtje dhe shpëtim, duke siguruar pajisjet për shërbimin e mbrojtjes dhe shpëtimit të Komunës së Tuzit. Gjithashtu përmes projektit do të kontribuohej në avancimin e nivelit të përgatitjes së bashkësive lokale, përmes ngritjes së nivelit të vetëdijes së banorëve në Komunën e Tuzit, si dhe në edukimin e nxënësve të shkollës fillore “Mahmut Lekiq”, përmes punishteve të cilat do të organizoheshin në përbërje të projektit.