Përkeqësimi i pozitës së shqiptarëve

Pasojat e mos-bashkëpunimit dhe mos-bashkërendimit të partive politike shqiptare në Mal të Zi

Nga Hajrullah Hajdari

Politika trajton mendimet për një shoqëri të drejtë dhe, për arsye të shumëllojshmërisë së mendimeve për një shoqëri të tillë, politika praktike i trajton ato nëpërmjet dialogut, diskutimit apo ballafaqimit, sepse politika nuk ka receta të gatshme. Koncepti i politikës e merr pikënisjen nga mënyra se si organet shtetërore (politike) i marrin vendimet dhe si vihen ato në funkcion të qytetarit. Politikë është edhe përpjekja për të ndikuar vendimet dhe realizimin e tyre nderësa në brëndin e saj është vëndosur strategjia për të arritur qëllimin e përbashkët.Nuk mund të ketë vendime strategjike, nëqoftë se nuk kemi objetktiva ose qëllime të caktura më parë, sot ose nesër.

Interesi i shqiptarëve në Mal të Zi, në radhë të parë, është mirëqenja në të gjitha sferat e jetës. E kaluara e jonë historike dhe praktika e përditshme kanë treguar qartë se mirëqenia nuk arrihet pa barazi politike sepse të ishte ndryshe sot vendet e banuara me shqiptarë, falë pozitës dhe resurseve ekonomike, do të ishin ndër territoret më të zhvilluara në Mal të Zi.Pozita në hartën e zhvillimit ekonomiko-social apo arsimor e kulturor ka ngjyrën e vendit që kemi në shtetin e Malit të Zi. Të jetosh bashkarisht do të thotë të jetosh në mënyrë të barabartë, sepse vetëm të barabartët mund të jetojnë bashkarisht.E kaluara e jonë në 30 vitet e paskomunizmit, po ashtu, ka treguar qartë se fuqia politike e faktorit vendimmarrës të shtetit të Malit të Zi, pothuaj, gjithmonë është varur nga shkalla e kohezionit brendashqiptar. Për fat të keq, edhe sot e kësaj dite, bashkëpunimi apo bashkërendimi i partive politike shqiptare për çështjet kryesore të përfaqësimit, identitetit kombëtar apo të zhvillimit të mirëqenies ekonomiko-sociale, arsimore apo kulturore është i pa kordinuar dhe le për të dëshiruar.Kjo mundëson rritjen e fuqisë politike të faktorit vendimmarrës nga njëra anë, nderësa nga ana tjetër pozita e shqiptarëve sa vjen e pëkeqësohet.

S’e mbaj mend se këto 30 vitet e fundit ndonjëra nga partitë politike shqiptare, pjestare të pushtetit ekzekutiv-politik, në nivel shtetëror apo lokal, ka përdorur të gjitha mjetet e lejuara demokratike, ndoshta edhe asnjë nga ato, për të kundërshtur apo vepruar deri në mosbindjen civile-politike, jo për të kundërshtuar shtetin dhe politikën e tij, por thjeshtë për të realizuar të drejtat dhe liritë fundamentale të njeriut,të shqiptarëve, të proklamuara e të ratifikuara nga shteti, për pavarësin e të cilit shqiptarët kontribuan aq shumë.

Edhe pse zhvillimi ekonomik është shumë i rëndësishëm dhe është bazë e të gjitha të mirave që mund t’i ketë një popull, kësaj rradhe nuk do të shërbehem me statistikat e saja sepse ato janë të dukshme dhe të njohura. Kësaj radhe, nëpër mes shembujve, po përmend disa dukuri që ndikojnë negativisht në jetën e përditshme të shqiptarëve, që ndikojnë keq në vetëdijën e tyre, që dobësojnë pozitën e tyre në shoqëri e të cilat çojnë drejtë prishjes së imazhit të identitetit kombëtar me qellimin e heshtur ( të planifikuar) asimilimin e qetë të shqiptarëve.

– Fëmijët tonë vazhdojnë shkollimin e mesëm dhe suprior në gjuhën jo amtare

Arsimimi i një populli është shtylla kurrizore e zhvillimit të një populli dhe shkalla e parë për arrijtjen e barazisë ekonomike dhe politike. Populli shqiptarë në Mal të Zi, i etur për arsimimin e fëmijëve të vet, me mund dhe sakrifica të mëdha zgjodhi rrugën e arsimit shqip. Shkolla të mesme, deri në vitin 1964, në Mal të Zi nuk kishte kështu që fëmijët tanë mësimet i vazhduan në shkollat shqipe në Kosovë, përkundër tentimeve të ndryshme të faktorit politik malazez, për t’i bindur disa që shkollën ta vazhdojnë në gjuhën malazeze në Mal të Zi, duke u premtuar edhe favore të ndryshme.Tradita e ndjekjes së shkollës në gjuhën shqipe vazhdoi edhe pas vitit 1990, tanimë jo vetëm në Kosovë por edhe në Shqipëri.Në shkollat shqipe në Kosovë dhe Shqipëri u arsimuan edhe një numër i madh i atyre që sot merren me politikë aktive në Mal të Zi dhe jam i bindur se nuk e ndiejnë vehtën aspak inferiorë. Vitëve të fundit kjo traditë po zbehet gjithnjë e më shumë për faktin se një numër i konsideruar i fëmijëve shqiptar po regjistrohen në shkolla të mesme dhe fakultete të ndryshme në Podgoricë, natyrisht në gjuhen malazeze. Në shiqim të parë s’ka asgjë të keqe, nëse të gjithë ata të diplomuar nesër do të kishin të njëjtin trajtim si edhe ata që kanë mësuar shqip. Megjithatë, përvoja na ka treguar të kundërtën. Të gjithë ata që mësojnë në gjuhën malazeze (shqiptarët) pas mbarimit të shkollave të mesme apo studimeve punësohen shumë me lehtë e më shpejt se moshatarët e tyre që mësuan shqip, për të mos folur për favore të tjera. Edhe pse sistemi shkollor në Ballkan dhe Europë, pothuaj se është i unifikuar, të diplomuarve jashtë Malit të Zi, sidomos në Kosovë dhe Shqipëri, nuk u njihen diplomat ( ndiq nostrifikimin e diplomave të mjekësisë) ose procedurat e nostrifikimit janë të gjata e të shtrenjta. Pse ndodh kjo nëse themi se jemi të barabartë me popujt e tjerë në Mal të Zi apo cili është shkasi apo shkaku i këtij fenomeni të ri?! Ata që mësojnë shqip duhet të presin, së pari nostrifikimin e diplomave, humbin mundësinë e kryerjes së praktikës njëvjeçare e rrjedhimisht punësimi vonohet ose nuk arrihet kurrë! Pa dashur të jap përgjigjen e pa dashur të hyj në vetëdijen e çdo njërit nga ata, mendoi se kështu krijohen ndasitë dhe pakënaqësitë. Një gjë është e sigurt, padiskutim. Njësia mësimore kuptohet, mësohet e shprehet më lehtë në gjuhën amtare. Pra cili është motivi mbase edhe interesi që fëmijët shqiptarë të vijojnë mesimin në gjuhën joamtare, sëpaku i atyre në shkollë të mesme?!

Gjithësesi kjo është politikë. Shqiptarët përsëri, në jetën e përditshme dhe atë politike, mbeten inferiorë, të pabarabartë me të tjerët. Ky trend i ngjanë një krimbi druri i futur në derën e shtëpisë i cili e bren ngadalë atë nga brenda, deri sa një ditë e shkatërron dhe ajo ose duhet të ndërrohet ose dera mbet e hapur nga ku hynë e del kush si të doje! Ky trend po hynë në modë, po demodohet mësimi shqip, modë e cila nesër apo pasnesër mund të ketë ndikim politik me ndikim direkt në krijimin e vetëdijes kombëtare për të cilën kësaj radhe nuk po flasim..

Kjo situatë ka ndikim psikolgjikë të të rinjët dhe drejtëpërdrejt shkon në llogori të atyre që mësojnë në gjihën malazeze. Me qellim apo me pa hiri?! Sidoqoftë, efekti do të jetë shumë negativ për shqiptarët.

Sëpari, nënçmohet mësimi në gjuhën shqipe e favorizohet mësimi në gjuhën malazeze.

Së dyti, demoralizimi i të rinjëve nga veprime të tilla i vëndos ata para aktit të kryer, t’ju rekomandojnë të tjerëve të shkollohen në gjuhën malazeze ose t’i leshojnë trojet e tyre e të kërkojnë të punësohen jashtë Malit të Zi, siç po ndodh me shumë të diplomuar kohëve të fundit.

Kjo është një mënyrë e sjelljes që lidhet me politikën. Është e zakonshme të dëgjosh, dhe lehtë ta besosh, sepse kjo është e prekshme, e dukshme, çdo ditë e më shumë. Ndaj, më shumë se asnjë herë, duhet të jemi syhapur për të dalluar realitetin nga të thënat, të bërat apo të pabërat.Kur ke njohuri mbi mendimet politike, kuptohet më mirë argumenti që përdoret në politikë, veçanërisht ato që i përmendem.Ne duhet të sqarojmë qëndrimet, vendimet dhe veprimet tona,

duhet t’i peshojmë mirë e të veprojmë në interes të popullit shqiptarë në Mal të Zi.Mbase (nuk)jemi vonuar?!