Familjës Dobreci.
Shumë e nderuara familje Dobreci!
Ne këto çaste të vështira për Ju dhe gjithë ne që e mbajmë në mend Simë Dobrecin, na lejoni të shprehim ngushëlimet më të sinqerta për humbjën e të dashurit tuaj.
Simë Dobreci do mbetët përherë në kujtesën e gjeneratave të tëra në Kosovë, si mjek, pedagog, patriot, intelektual, humanist e kontribues i jashtëzakonshëm i ngritjës së kuadrove të mjekeve, intelektualëve e shkollarëve në Kosovë e gjetiu, një inspiruesi i vërtetë për zhvillim e ndërgjegje profesionale e kombëtare.
Më lejoni që në emër të ambasadës dhe popullit të Kosovës të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për humbjën tuaj dhe tonën.
I qoftë i lehtë dheu dhe i gjatë kujtimi!
Ylber Hysa,
Ambasador i Kosovës në Mal të Zi