Ngushëllime nga zemra familjes, të afërmeve dhe gjithë shqiptarëve në Mal të Zi dhe Kosovë, për humbjen e mjekut të popullit, dermatologut të talentuar, pedagogut të përkushtuar dhe patriotit fjalëpak e punëshumë, dr.Simë Dobreci.
Ka pushuar zemra e tij, por do të do të jetojë kujtimi dhe mirënjohja për të në gjirin e pacientëve, kolegëve dhe studentëve, qytetarëve anëembanë Malit të Zi e Kosovës, në mesin e atyre që thjesht morën mirësi dhe përftuan mençuri nga dr.Simë Dobreci.
Homazhet për këtë bir të Ulqinit kapërcejnë trevat, ku lindi, u rrit dhe ushtroi me fisnikëri e profesionalizëm shërimin e njerëzve. Dr. Simë Dobreci shërben si shembull shumëdimensional për të rinjtë e sotëm dhe brezat që do vijnë. Në Shqipëri, personaliteti dhe veprimtaria tij është vlerësuar me dekoratën “Nderi i Kombit” në vitin 2017.
Qoftë i përhershëm kujtimi i tij!