Shkruan: Dr. Pashko R. Camaj, Doktor i Shkencave të Shëndetit Publik*
Në disa pjesë të Shteteve të Bashkuara (ShBA) po shohim një rritje të infeksioneve me Covid-19. Edhepse ndokush mund të ngutet ta etikojnë atë si fillim e një valë të dytë të Covid-19, kjo është vetëm vazhdim i valës që u ndez në fillim të këtij viti. Edhe pse disa shtete po raportojnë ngritje të infeksioneve të reja me koronavirus, ne duhet të kuptojmë se virusi vepron dhe përhapet si një zjarr i egër, në të cilin njerëzit janë ata që ushqejnë zjarrin. Në mars dhe prill, kur shumica e vendit ishte nën një formë të rregullit të qëndrimit në shtëpi ose izolim, duke qenë larg njëri-tjetrit, ngadalësuam ose dhe ndaluan përhapjen e virusit (zjarrit)!
Mehapjeneshoqërisë,duhettedijmësedotëshohimrastetërejatëinfeksioneve. Ngritjanenumrin e testeve do të na tregojë gjithashtu se sa më shumë testime bëhën, aq më shumë raste te reja raportohen. Ndërsa rishikojmë këto raste të reja, duhet të fokusohemi në numrat e hospitalizimeve dhe ndryshimet në shkallët e infeksionit. Si ilustrim, infektiviteti në New York ka qen rreth 25 përqind.
Kjo do të thonë se nga ë testuarit, 25 përqind kan qën positivë për Covid-19, sot ky numër është 0.9 përqind. Pra shkalla e infektivitetit do të na tregojnë shumë më tepër, sesa thjesht të shohim vetëm numrin e rastëve të reja.
Pandemia do të vazhdoj me qën një problem për mbare botën dhe per një kohë më të gjatë. Shkenca na tregon se rreziku nga ky virus nuk ka ndryshuar, edhe pse kemi parë një rënie drastike të rasteve në shumë rajone, prandaj edhe në New York. Pra situata nuk ka ndryshuar thelbësisht nga disa muaj më parë. Zhdukja e natyrshëme e pandemise, dhe në një farë mënyre këthimi në normalitet, arrijnë vetem me atë që ne e quajmë imunitet i ”tufës”. Për viruset në përgjithësi, imuniteti i tufës mund të arrihet kur një përqindje e konsiderueshme (60-80 përqind) e popullatës është imune. Por asnjë zonë në ShBA, dhe as ne bote, nuk është askund afër kësaj shifre.
Ne e dimë se imuniteti i “tufës”, pa një vaksinë të sigurt dhe efektive, mund të arrihet vetëm përmes një sasie masive infektimesh dhe vdekjesh. Megjithëse kemi shumë raporte shpresëdhënëse në kërkimin e vaksines, kjo mund të zgjasë dhe pak kohë, para se të vihet në dispozicion dhe përdorim të gjerë. Por, ne gjithashtu e dijmë se imuniteti i “tufës” nuk është mënyra e vetme për të kontrolluar pandeminë. Një sistem agresiv i testimeve dhe gjurmimit të kontakteve të personave të infektuar do të na ndihmonte të menaxhojmë përhapjen, dhe çdo shpërthim të ri, t’a përmbajmë në grupe të vogla. Vështirësia në manaxhimin e këtij infeksioni paraqet fakti se, mesatarisht merr pesë-gjashtë ditë që një person, pasi të jetë infektuar me Covid-19, të shfaq simptoma, por mund të zgjasë edhe.deri në katërmbëdhjetë. Njerëzit e infektuar mund te shperndajnë virusin një ose dy ditë para se të fillojnë të ndiejë simptoma (disa e shpërndajnë dhe nuk zhvillojë kurrë simptoma), dhe mund të mbetet ngjitës deri në disa ditë pasi të mbarojnë simptomat. E gjithë kjo do të thotë se me kohën që rastet e reja fillojnë të shfaqen dhe te numrohën, një valë infeksionesh tashmë është në zhvillim e sipër. Pra rritja e rasteve në disa vende tani është rezultat i ekspozimeve që filluan disa javë më parë.
Infeksione të reja, megjithëse jo si një valë e dytë, nuk janë befasi për shumë shkencatarë të shëndetit publik. Ne kemi qenë të vetëdijshëm për mundësitë e pikave të reja në infeksion, ndërsa ngadalë po hapim shoqërinë tonë. Ne ende kemi të bëjmë me një virus shumë të transmetueshëm, dhe shumica e popullsisë mbetet e ndjeshme ndaj tij. Pra, mbajtja e asaj që ka punuar në zvogëlimin e numrave, duke përfshirë ngritje të madhe në testime, përpjekjet për gjurmimin dhe izolimin e te infektuarve, distnacimi dhe perdorimi i mbulesave të fytyrës, do ta bëjë më të vështirë për virusin, që të gjejë njerëz të rinjë për të infektuar. Kjo është veçanërisht e vërtetë për ata që janë më të ndjeshëm ndaj infeksionit
sikurëse të moshuarit dhe ata me smundje paraprake. Ruajtja e asaj që më së miri na ka mbrojtë deri më tani – distanca fizike – është primare për t’i mbajtur ata të paprekur nga virusi. Kjo pandemi do të jetë me ne dhe një kohë të gjatë, kështu që duhet të vazhdojmë vigjilencën, dhe të mos bëhemi tepër të vetëkënaqur me rezultatet e deritanishme!
*Nënkryetar i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”