Gjeloshaj, fton partitë shqiptare në Ulqin të reflektojnë dhe të bashkohen pa kushte

Kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj,  permes postimit në Facebook, ka thënë se shqiptarët kur bashkohen ata gjithmonë fitojnë.
Ai permes kësaj deklaratë ka thënë se i gëzohet rezultateve të shkëlqyera të zgjedhjeve në Luginën e Preshevës.
“Jam shumë i lumtur për rezultatet e shkëlqyera që subjektet shqiptare arritën në Luginën e Preshevës. Mbas fitorës së madhe të shqiptarëve në Tuz, në marsin e vitit të kaluar, fitorja e shqiptarëve në Serbi dëshmon më së miri se kur shqiptarët bashkohën përherë fitojnë!”, theksoi Gjeloshaj.
Gjeloshaj, ftoi që subjektet politike shqiptare në Ulqin të reflektojnë dhe të bashkohen, pa kushte ashtu sikur vepruan ata në Tuz.
“Me këtë rast dua edhe publikisht t’i ftoj subjektet shqiptare në Ulqin, që të reflektojnë dhe të bashkohën pa kushte, por në bazë të principeve të punës dhe suksesit në vepër, se vetëm në këtë mënyrë ata mund t’a kthejnë qeverisjen në Ulqin, sikur ne vepruam në Tuz!”, theksoi Gjeloshaj.
Gjeloshaj shtoi se shpreson që të vazhdohet fryma e bashkimit të shqiptarëve.
“Me shpresë që edhe në proceset tjera politike që pasojnë, të vazhdohet fryma e bashkimit që e filloi Malësia, sepse po dëshmohet se është rruga e vetme politke për arritjen e aspiratave dhe integrimin e merituar të shqiptarëve kudo që jetojmë e veprojmë!”, ka përfunduar postimin Gjeloshaj.
Malesia.Org