
Sipas Çelaj, protagonizmi i tepruar, qoftë nga liderët partiak apo nga akterët tjerë politik, nuk i shërben qëllimit tonë të përbashkët si popull dhe është i panevojshëm, është në shërbim të ndasisë sonë edhe më të madhe!.
“Andaj le të mendojmë më shumë për nesër, le të mendojmë më shumë për secilin shqiptar, le të mendojmë më shumë për fatin tonë si popull!
Le të sakrifikojmë sot të gjithë nga pak, ashtu që pas datës 30 Gusht të përfitojmë të gjithë më shumë!
Nuk kemi kohë për të humbur, nuk kemi kohë të lypim fajtorin, nuk kemi kohë të bëjmë politikë mes vete!
Koha është që t’i bashkojmë forcat tona,t’i bashkojmë njerëzit tanë, t’i bashkojmë të rinjtë e të rejat tona!”, deklaroi Çelaj.
Çelaj shtoi se sot, fati ynë është në duart tona dhe se Nesër, do të jetë tepër vonë!
Malesia.Org
