Panairi i artizanëve në Tuz


Organizata Turistike e Tuzit, në bashkëpunim me Sekretariatin për vetëqeverisjen lokale të Komunës së Tuzit, planifikon organizimin e Panairit të artizanëve, të diel më 5. korrik 2020, me fillim në ora 15, në parkun e qendrës së Tuzit.
Qëllimi i këtij panairi është promovimi i vlerave të punëve të dorës si prodhim unikal dhe kreativ, si dhe valorizimi i potencialit turistik të Tuzit.
Ftojmë të gjithë zanatçinjtë të cilët merren me përpunimin e prodhimeve nga materiale të ndryshme, si dhe të gjithë prodhuesit e tjerë të të gjitha llojeve të artizanisë, apo punimeve të dorës, të marrin pjesë dhe të paraqiten, më largu deri më 02.07.2020, në adresën e Organizatës Turistike të Tuzit, ose në emalin: info@tuzi.travel
Ftojmë qytetarët e Komunës tonë që të përkrahin qytetarët tonë të vlefshëm duke vizituar Panairin e artizanëve.