Tuzi së shpejti me treg të gjelbër

 

Komuna e Tuzit, gjegjësisht SHPK “Komunale”, është duke marrë masa konkrete për të realizuar hapjen e tregut të gjelbër.
Sipas gazetës “Dan”, drejtori i SHPK “Komunale”, Nikollë Camaj, flet për tregun komision (e egër), dhe për kushtet e punës në të, paralajmëron edhe hapjen e tregut të gjelbër, i cili sipas paralajmërimeve do të ketë dhjetëra tezga, për shitjen e artikujve bujqësorë dhe prodhimeve të qumështit dhe të peshkut.
Sipas paralajmërimeve të mëparshme të sherbimit komunal, çmimet do të jenë të kontrolluara, të volitshme dhe me zbritje deri në 50%.
Më në fund, qytetarët i gëzon hapja e tregut të gjelbër, pasiqë do të kenë mundësi që në kushte më efikase të blejnë dhe të shesin, prodhimet e tyre.
Malesia.Org